Djali e shtyn babain shkallëve të shtëpisë, i shkakton lëndime trupore

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, një person ka raportuar dje se djali i tij e ka sulmuar fizikisht duke e shtyrë shkallëve të shtëpisë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Me rastin po merret prokurori përkatës.

“2024 viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht duke e shtyre, me ç’rast i njëjti është rrezuar shkallëve të shtëpisë. Si pasoj, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar tretmanin mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë”, thuhet në raportin e PK-së.