Djegia e Kuranit dhe ne

Prof. Adnan Simnica

Meqë djegia e Kuranit qenka bërë mediatike, atëherë përgjigja më adekuate ndaj atyre që me mision tendencioz e djegin Kuranin, është vetëdijësimi ynë i duhur e i gjithëmbarshëm (i myslimanëve) që ta zbatojmë atë mirëfilli në jetën tonë.

Madje, edhe pse veprimi i tyre ka qëllim provokimin, ne assesi nuk duhet të ndihemi inferior, meqë veprimi i tyre dëshmon vërtetësinë hyjnore të Kuranit, sepse vetëm e Vërteta sulmohet e provokohet.
Mandej, sa më shumë që ajo sulmohet, aq më shumë zgjerohet, meqë ata e kuptojnë këtë fakt, edhe alarmohen.

Zoti i Madhëruar ka garantuar ruajtjen e Kuranit me memorizim e shkrim, prandaj djegia e tij vërteton se ai kurrë nuk mund të mposhtet, madje konfirmon realizimin e premtimit hyjnor për ruajtjen e tij praktikisht.

Islami është paqe e drejtësi, prandaj edhe përhapja e dominimi i tij nënkupton ngadhënjim të paqes dhe drejtësisë për mbarë njerëzimin.

Zoti i Madhëruar dëshmoi:
“Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojët (veprat) e tyre, por Allahu e plotëson dritën (fenë) e Vet, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët”
(Kuran, Es Saff)

Nga: Adnan Simnica