DnV: 6 tetori është mundësia reale që ju të bëheni pjesë e vendimmarrjes

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka mbajtur një konferencë për medie lidhur me përmbylljen e fushatës zgjedhore si dhe përgatitjet për monitorimin e ditës së zgjedhjeve.

Ky koalicion u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin dhe të votojnë, duke shtuar se 6 tetori është mundësia për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.

“Duke pasur parasysh se fushata tani ka përfunduar, fushata ka qenë dinjitoze dh ne i inkurajojmë subjektet politike dhe qytetarët që këtë kulturë ta bartin edhe nesër në ditën e zgjedhjeve”.

“Kërkojmë nga subjektet dhe institucionet që janë përgjegjëse për menaxhimin e zgjedhjeve, ta japin kontributin e tyre maksimal. Qytetarët që nuk votojnë në mënyrë të saktë – vota e tyre nuk do të jetë zëri i tyre”.

“6 tetori është mundësia reale që ju të bëheni pjesë e vendimmarrjes, që ju t’i zgjedhni ata kandidatë që ju vlerësoni se do të ju përfaqësojnë më mirë dhe do ta përmirësojnë jetën tuaj”.

“Është me rëndësi që nesër bindja juaj të bëhet realitet. Nesër mos rrini në shtëpi, por dilni dhe votoni”.

Nga kjo konferencë është bërë e ditur se janë mbi 18 mijë vëzhgues të akredituar për ta përcjellë procesin zgjedhor.