DnV me rezultatet preliminare për Prishtinën: VV me 44.46 për qind, LDK me 35.54 për qind

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare edhe për kryetar të Komunës së Prishtinës.

Sipas rezultateve të numërimit të 87,7 për qind të votave, kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti, ka fituar 44.46 për qind të votave, ndërsa Arban Abrashi i LDK-së, 35.54 për qind të votave.

AKR është e treta me 10.12, pastaj PDK me 5.76 dhe AAK me 3.14 për qind.