DnV: VV prin në Prizren dhe në Prishtinë, mësoni rezultatet tjera

Sipas rezultateve preliminare të DNV-së Lëvizja VV prin në Prizren dhe në Prishtinë. Ismet kryeziu në një konferencë për media, ku paraqiti rezultatet preliminare tha se në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me post dhe me kusht dhe se rezultatet mund të lëvizin.

hmeti me 50.37 për qind, i pasuar nga Arban Abrashi me 49.63 për qind. Prizreni gjithashtu një qytet tjetër i Kosovës, ku kemi proceduar 97.72 për qind të rezultateve. Qyteti është rezultat i ngushtë i cili mund të lëviz, bazuar në votat me kusht dhe me postë. Për momentin udhëheq Mytaher Haskuka me 50.37 për qind, pasuar nga Shaqir Totaj me 49.63 për qind”, tha ai.

Ndërsa ftoi partitë politike dhe simpatizantët të mos shpallin fituesit dhe ti presin rezultate zyrtare, , pasi që ato mund dhe të ndryshojnë.

 

“Ajo çka duhet të ia bëjmë të qartë opinionit kosovar që këto vota nuk përfshin numërimin e votave me post dhe me kusht, të cilat bazuar në rezultate që kemi deri tani, mund të ndryshojnë rezultatet nëpër komuna, varësisht nga komuna në komunë. .. Numërimi i votave ose rezultati është preliminar, nuk është zyrtar. Duhet presim rezultatin zyrtar të institucionit përgjegjës, që është për certifikimin e zgjedhjeve..I ftojmë partitë politike, i ftojmë simpatizantët e tyre, i ftojmë qytetarët që të presin rezultatet zyrtare dhe të mos shpallin fitues të zgjedhjeve nëpër komuna, sepse duke parë në disa komuna rezultatet janë shumë të përafërta dhe në çdo moment mund të lëvizin”, tha ai.

Sipas rezultateve preliminare të DNV në Gjakovë udhëheq AAK me 52.93 për qind, pasuar nga AKR me 47.07 për qind. Në Gjilan LDK prin me 63.75 për qind pasuar nga VV 36.25 për qind.

Në Dragash rezultat i ngushtë PDK 50.92 pasuar nga LDK 49.08 për qind. Istogu LDK 51.59 për qind, AAK 48.41 për qind. Kaçaniku PDK 56.22 pasuar VV me 43.78 për qind. Klinë prin AAK me 53 pasuar nga Sokol Bashota me 48.03 për qind . Në Kamenicë prin VV me 55.4 për qind dhe LDK 44.6 për qind.

Në Mitrovicë prin AKR me 57.98 pasuar nga PDK me 42.02 për qind. Në Obiliq prin AAK me 60.51 pasuar nga LDK me 39.49 për qind.

Në Rahovec prin AAK me 50.56 pasuar nga PDK 49.49 për qind. Në Podujeva LDK prin me 63.27, pasuar nga VV me 36.73 për qind.

Shtimja prin PDK me 51.6 për qind, pasuar nga Fatmir Rashiti me 48.4 për qind. Ndërsa në Suharekë prin AAK me 52.5 7 për qind pasuar nga LDK me 47.43 për qind. Në Ferizaj prin PDK me 56.29 për qind pasuar nga LDK me 43.71 për qind. Në Vushtrri prin LDK me 54.28, pasuar nga PDK me 45.72 për qind. Në Malishevë prin Nisma me 55.77 për qind, pasuar nga PDK me 44.23 për qind. Ndërsa në Kllokot prin Lista Serbska me 50.27 për qind, pasuar nga Bozhidar dojanoviq me 49.73 për qind.