Don Lush Gjergji ankohet se katolikët në Kosovë s’po i punëson askush

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, ka deklaruar se Kompanitë e mëdha në Kosovë si duan katolikët, por më shumë po preferojnë punëtorë myslimanët.

“Katolikët në Kosovë punojnë në sektorët e shitjes me pakicë dhe bujqësi, por për fat të keq nuk ka mundësi punësimi për ta në kompanitë e reja të mëdha që po lindin.

Këto janë kryesisht biznese familjare të drejtuara nga myslimanët që preferojnë të punësojnë punëtorë myslimanë, ndërsa puna në administratën publike kërkon mbështetjen e një partie politike”, ka deklaruar ai për mediumin italian ‘Agensir.it, transmeton Indeksonline.

Duhet kujtuar se deklaratat e Don Lush Gjergjit jo vetem se jane te pabaza, por janë edhe të padrejta.

Jo vetëm në sektorin privat, por edhe në atë shtetëror komuniteti katolik ka marrë ulëset për ti udhëhequr. Aktualisht, rektori i Universitetit (Marian Demaj) është katolik, ashtu edhe kryeprokurori Aleksandër Lumezi, si dhe ministra të ndryshëm, duke nisur nga Pal Lekaj, i cili njihet për zhvatjen e shtetit përmes kontratës së dëmshme me Bectel-Enkan.