Donald Trump: Ne do të rimarrim Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe SHBA-në

Duke iu drejtuar mijëra personave në qytetin Wellington, Ohio, Donald Trump argumentoi përsëri se humbja e tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020 u shkaktua nga mashtrimet në numërimin e votave.

“Zgjedhjet i fituam dy herë dhe ne duhet t’i fitojmë për herë të tretë. Kjo është e mundur”, deklaroi ai.

Gjithashtu ish-presidenti amerikan tërhoqi vëmendjen mbi rritjen e numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke kaluar kufirin jugor të vendit.

“Ka miliona njerëz që vijnë në vendin tonë. Ne s’kemi asnjë ide se kush janë ata. Joe Biden bën të kundërtën e asaj që kemi bërë ne”, tha Trump.

Duke e akuzuar kreu aktual të Shtëpisë së Bardhë për “nënshtrim” ndaj Kinës, ish-presidenti republikan tha se performanca e tij në skenën botërore është “për të ardhur turp”.

Gjatë tubimit, edhe pse nuk u shpreh qartë nëse do të kandidonte përsëri ose jo, Donald Trump përdori fjalë inkurajuese për votuesit se Partia Republikane do të sigurojë përsëri shumicën në Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

“Ne do të rimarrim Dhomën, Senatin dhe Shtetet e Bashkuara. Këtë do ta bëjmë së afërmi”, potencoi ai. /trt