Donika Gërvalla ftohet nga Antony Blinken që të marrë pjesë në “Samitin e Amerikave”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, do të marrë pjesë në “Samitin e Amerikave, i cili pritet të mbahet prej 8 deri në 10 qershor.

Një gjë e tillë është konfirmuar nga shefi i kabinetit të Gërvallës, Sharr Jakupi, duke shpërndarë letrën dërguar nga Blinken.

“Teksa ne kërkojmë të rimëkëmbemi nga ndikimet e pandemisë Covid-19 dhe të rindërtohemi, Administrata Biden-Harris e ka bërë të qartë se bota duhet të bashkohet për të trajtuar këto sfida të paprecedentë. Në kontinentin amerikan, pandemia veniti zhvillimet e rëndësishme në prosperitet, siguri dhe demokraci që rajoni bëri në dekadat e fundit, si dhe kriza ekonomike rezultoi të intensifikonte sfidat rajonale. Për të adresuar me sukses këto sfida, ne duhet të punojmë me partnerët tanë si brenda rajonit ashtu edhe globalisht”, thuhet në letrën dërguar nga Blinken.

“Prandaj, kam kënaqësinë t’ju ftoj të vëzhgoni ngjarjet e Samitit të Nëntë të Amerikave në Los Anxhelos, Kaliforni, 8-10 qershor 2022. E di që mund të llogarisim në mbështetjen e qeverive përgjegjëse nga e gjithë bota për të ndihmuar popujt e Amerikës në aspiratat e tyre që të nxisin rimëkëmbje të gjelbër dhe të barabartë, të forcojnë kundërpërgjigjen dhe elasticitetin ndaj pandemisë, në mënyrë që të ndërtohen demokraci të forta dhe gjithëpërfshirëse, si dhe për të adresuar shkaqet rrënjësore të migrimit”, përfundon letra e Sekretarit të Shtetit.