Drejtori i KEK-ut: Nesër hyn në operim njësia B1 e “Kosova B”

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka bërë të ditur se nesër presin që të hyjë në operim njësia B1 e termocentralit B.

Ai, në një konferencë për media, ka thënë se do të fillojë furnizimi me energji elektrike edhe i ngrohtores së “Termokosit”.

“Tek, Kosova B kemi pasur probleme dhe këto probleme kanë shkaktuar që këto njësi të bien nga operimi. Ajo që është premtuese, është se për njësinë B1 presim që nesër në mëngjes të hyjë në operim, të kthehet”.

“Me këtë presim që të kthehet edhe ngrohja qendrore e “Termokosit”, që po ashtu do ta zbus pak konsumin e energjisë,” ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, sot ishte në një konferencë për media bashkë me kryeministrin, Albin Kurti dhe me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.