Këta ishin ata që themeluan shtetin shqiptar, o ju që po e zhbëni sot vetë Shqipërinë me ligësinë, paaftësinë dhe tradhëtinë tuaj
Një ndër aspektet më të veçanta të protestave anti-Rama ka qenë gjuha çaprazë e pushtetit mbi faktorin musliman, besimtarë të thjeshtë apo udhëheqës të jetës fetare, aktivizimi i të cilëve në qëndrime kritike ndaj pushtetit është konsideruar si e papranueshme për pushtetin. Arsyetimi: feja nuk ka punë të politika(!).
I fundit që u morr naivisht me këtë tezë ishte numri dy i pushtetit socialist, Taulant Balla, një figurë që jo vetëm nuk ka gëzuar ndonjëherë simpati publike, por që tani po fiton dhe urrejtje evidente publike me cinizmin e tij të pështirë politik.
Në përgjigje të tij, faktori musliman i ofroi atij një fakt nga tradita politike shqiptare në shtetformimin shqiptar të pas-pavarësisë, ku pothuajse e gjithë elita politike e kohës ishin udhëheqës muslimanë.
Vlen kjo jo vetëm për pushtetin aktual, por dhe për atë pjesë të Shqipërisë dhe për ato qarqe që hem janë injorantë nga historia e hem janë dhe të ligë kur është fjala për faktorin e djeshëm e të sotëm musliman.
Ndryshe, me gjuhën e sotme spekullative dhe keqdashëse, kjo elitë e djeshme e kombit, përfshihen në të ashtuquajturin “Islam politik”.
Kësisoj, edhe këta mund të gjenden nën gjymimin e Taulant Ballës(!) /tesheshi






