Duhani vijon të konsumohet brenda lokaleve, ligji e ndalon që nga 2014

31 maji njihet si Dita Botërore kundër Duhanit, por shqiptarët duket se nuk shqetësohen për pasojat e tij.

E pinë si në ambiente të jashtme, ashtu dhe në ato të brendshme, ku që prej 2014-s ndalohet me ligj.

Një vëzhgim i thjeshtë tregon se në lokalet e lagjes ose periferi, larg syrit të inspektoreve duhani pihet lehtësisht në ambiente të brendshme. Deri në prill janë vendosur 80 subjekte.

Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilat rreth 900 mijë janë joduhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit.

Në vendin tonë, mosha 15-49 vjeç zë peshën kryesore ndër duhanpirësit, konkretisht 5% e grave dhe 36% e burrave. /euronews