Duhet nga pak…

Eduart Thartori

Vizitë në Varreza, por jo shpesh.. Se të thahen idetë dhe krijimtaria..
Vizitë në spitale, por jo shumë gjatë.. Sepse të dhemb shpirti..
Vizitë në Shtëpinë e Pleqve.. Por jo çdo ditë, se të mërziten thinjat..
Duhet edhe pak kohë në rehati.. Por jo shumë, se të zbutet lëkura.
Bëj edhe Pasuri, por mos vrapo pas saj, se të hyn në zemër.
Duhet edhe shoqëri, por jo gjatë dhe aty, se të mbyt brenda me ëndrra që veniten.
Duhen të gjitha nga pak miku im. Sepse kjo botë nuk është bërë për të qëndruar këtu. Jeta këtu është e larmishme. Por gjithsesi e përkohshme.
Vuajtjet e kanë një fund.
Rehatia nuk zgjat përherë.
Mbeten SEXHDET TONA..

Nga: Eduart Thartori