Dy dëshmi të jashtëzakonshme për Kuranin Famëlartë nga dy jobesimtarë…

Hoxhë Behar Kaçeli

Dy dëshmi të jashtëzakonshme për Kuranin Famëlartë janë dhënë nga dy jobesimtarë, dhe asnjë tjetër pas tyre nuk ka arritur ta lavdërojë Fjalën e Zotit me një madhështi të tillë.

I pari ishte Uelid ibn Mugira, prijësi i armiqve të Pejgamberit s.a.v.s. në Mekë, ndërsa i dyti ishte një burrë hebre në Medinë.

Uelid ibn Mugira tha:

Pasha Zotin, me të vërtetë fjalët që ai thotë kanë ëmbëlsi,

dhe mbi to ka një shkëlqim

ai (Kurani) lëshon fryte nga lart

dhe i begati nga poshtë

ai vetëm lartësohet dhe asgjë nuk mund të lartësohet mbi të

dhe ai shkatërron gjithçka të ulët.

Ndërsa në Medinë:

Një burrë hebre i tha Umerit r.a.: O prijës i besimtarëve, një ajet në Librin tuaj që ju e lexoni, sikur të ishte zbritur mbi ne çifutët do ta kishim marrë atë ditë si festë.

Umeri tha: -Cili është ai ajet?

Ai tha: “Sot jua përsosa fenë tuaj, dhe e plotësova ndaj jush mirësinë Time, dhe zgjodha për ju Islamin si fe.” (El-Maide: 3)

Umeri tha: -Ne e dimë mirë atë ditë dhe vendin ku i zbriti ky ajet Profetit s.a.v.s.: Ai ishte në Arafat dhe në ditën e xhumasë.

Hoxhë Behar Kaçeli