
Këshilltari i lartë i presidentit Vladimir Putin, Jurij Ushakov, deklaroi se bisedimet mes palëve kanë qenë “produktive”, por se ato nuk kanë sjellë asnjë afrimit të zgjidhjes së konfliktit, raporton Reuters.
Sipas Ushakov, palët nuk arritën kompromis lidhur me çështjet territoriale, të cilat mbeten ndër pengesat më të vështira të negociatave. Ai shtoi se të dyja palët ranë dakord të mos zbulojnë detaje të tjera nga takimi.
Ndërkohë, agjencia shtetërore ruse RIA Novosti raportoi se përfaqësuesi amerikan Witkoff është parë duke u kthyer në ambasadën e SHBA-së në Moskë pas përfundimit të takimit. /mesazhi





