Dy portrete të Rembrandt shiten në ankand për më shumë se 13 milionë euro

Dy portrete të piktorit holandez barok Rembrandt Van Rijn, të panjohura deri tani për publikun e gjerë, pjesë e një koleksioni privat prej 200 vitesh, u shitën në një ankand në Londër. Ato kaluan shifrën e më shumë se 13 milionë euro.

Shtëpia Christie kishte shpresuar që të dy portretet të shiteshin për gjashtë deri në nëntë milionë euro, por ato u shitën për një total prej 13.122 milionë euro.

Pikturat, një vaj në kanavacë nga artisti holandez i shekullit të 17-të, mbetën në të njëjtën familje derisa një ekspert në shtëpinë e ankandit Christie’s i vuri re gjatë një vlerësimi rutinë.

Portretet, që besohet se datojnë nga viti 1635, tregojnë një hidraulik të moshuar të quajtur Jan Willems van der Pluim dhe gruan e tij Japgen Karels.

Çifti ishte mes miqve të familjes së Rembrandt dhe me prejardhje nga vendlindja e tij, Leiden.