Dy të plagosur në Klinë

Dy persona janë plagosur në orët e pasdites të mërkurën në Klinë.

Sipas Policisë, të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.

“Rreth orës 13:40, Policia është informuar se ka të shtëna me armë zjarri në Klinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konstatuar dy persona të plagosur”, ka njoftuar Policia.

Policia ka thënë se janë në grumbullim të informacioneve të para në lidhje me ngjarjen.

Nuk raportohet për të arrestuar.