Dy të vdekur dhe 2 mijë e 243 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

24 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.

ℹDeri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹNga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹSot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 19.519.