Dy të vdekur dhe 2,707 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 11,144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726.

Në total numri i rasteve aktive është 21.668.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.

Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.