Dy të vdekur dhe 952 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve dy pacientë kanë vdekur nga coronavirusi.

Gjithashtu ka njoftuar për 952 raste pozitive, nga 2.619 mostra që janë testuar.

Numri i rasteve aktive ka shkaur në 7.837, ndërsa 512 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Deri më tani në vendin tonë janë dhënë mbi 1.8 milion vaksina kundër këtij virusi.

Ndërkaq, mbi 900 mijë banorë kanë marrë dozën e parë, mbi 800 mijë të dyja dozat, ndërsa edhe të tretën mbi 100 mijë.

Prej raportimit të rasteve të para me COVID-19, në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 3.178 vdekje.