Dy ushtarë britanik plagosen rëndë nga një sulm në Siri

Dy ushtarë të forcave speciale britanike janë plagosur rëndë pasi u goditën nga një raketë gjatë një sulmi nga ISIS.

Incidenti besohet të ketë ndodhur në Siri këtë mëngjes. Ushtarët u transportuan nga vendi i ngjarjes nga forcat amerikane për trajtim të specializuar mjekësor.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha: ‘Ne nuk komentojmë për forcat speciale’.