Dyshohet se ish mercenari serb në Rusi është një prej pjesëtarëve të grupit terrorist në Banjska

Radomir Pocuca, ish gazetar e ish zyrtar i policisë speciale serbe dhe i dënuar nga shteti serb për pjesëmarrje ilegale në luftën e Ukrainës është njëri prej grupit terrorist që është nën rrethim në manastirin në Banjska.

Si vullnetar i ishte bashkuar forcave pro-ruse në Donbas më 2014’në. Në media ishte përhapur deklarata të tija nga fronti si dhe fotografi me agjentin famëkeq rus të FSB Igor Girkin.

Pocuca kishte hyrë në konflikt me vullnetarët tjerë serbë në Ukrainë dhe ishte arrestuar nga ta pasi kishte dashur t’i vriste dhe marrja e tij në pyetje ishte shfaqur në internet. Një kohë të shkurtër ai ka jetuar në Moskë.

Më 2016 ai u zu në kufirin Rumani – Serbi dhe më pas është dënuar për pjesëmarrje ilegale në luftën e Ukrainës, dënim i pezulluar pas ujdisë me prokurorinë serbe.

Edhe pse më parë ai ishte anëtar i Partisë Progresive Serbe të presidentit serb Aleksandar Vucic, ai e braktisi dhe u shndërrua në një kritik të saj.

Ai në llogari sociale kishte shkruar një porosi, kërcënim madje, asokohe kryeministër, se ai “do të përfundojë si presidenti komunist rumun Nikolae Causesku”.

Nuk ka informacion zyrtarë ende rreth identitetit të grupit kriminal që kreu sulmin, vetëm se 3 prej tyre janë eliminuar dhe një është arrestuar pas luftimeve me policinë.

Lajmi i fundit që raportohet se policia e Kosovës ka arritur të depërtojë në kompleksin e manastirit në Banjska ku sipas raporteve të disa mediave operacionit po i vjen fundi. /ora