Ballina Artikuj E ardhmja e vërtetë është që ta kënaqësh Allahun

E ardhmja e vërtetë është që ta kënaqësh Allahun

Shejkh Ali Tantavi (r.a)

Thotë Ali Tantavi, Allahu e mëshiroftë:
“Kam vijuar shkollën fillore për hir të së ardhmes, pastaj më thanë: vazhdo shkollën e mesme për hir të së ardhmes!
Pastaj më thanë: vazhdo shkollën e lartë për hir të së ardhmes!
Pastaj më thanë: studio në universitet për hir të së ardhmes!
Pastaj më thanë: punësohu për hir të së ardhmes!
Pastaj më thanë: martohu për hir të së ardhmes!
Pastaj më thanë: bëj fëmijë për hir të së ardhmes!
E ja ku jam sot, duke e shkruar këtë artikull në moshën 77-vjeçare, dhe ende po e pres atë të ardhme!
E ardhmja nuk është gjë tjetër veçse si një beze i kuqe që i valëvitet para demit; ai vrapon pas saj, por nuk do ta arrijë kurrë. Sepse e ardhmja, kur arrin tek ajo, bëhet e tashme; e tashmja bëhet e kaluar, dhe pastaj pret një të ardhme të re…
E ardhmja e vërtetë është që ta kënaqësh Allahun,
të shpëtosh nga zjarri i Tij
dhe të hysh në xhenet.
Unë nuk po të them të mos studiosh apo të mos punosh. Përpiqu, puno dhe mëso. Por ajo që dua të të them është se e ardhmja e kësaj bote është një mashtrim. E ardhmja e vërtetë është ajo ditë kur nuk bëjnë dobi as pasuria e as fëmijët, përveç atij që vjen tek Allahu me zemër të pastër.”

Hoxhë Korab Hajraj