Ballina Artikuj Doktrina e dorës së hekurt në drejtësi!

Doktrina e dorës së hekurt në drejtësi!

Korab Blakaj

Një ide për shërimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë
E shtyjmë sa të doni.
Eksperimentojmë deri në pafundësi.
Provojmë çfardo standardi që mendoni!
Kot do ta kemi!
Kosova do të vuaj nga padrejtësia e „sistemit të drejtësisë“!
Me dekada tjera, do vazhdojmë të flasim për prokurorë, gjyqtarë, reforma, vetting dhe përgjegjësi institucionale.
Qytetari ynë do të vazhdojë të përballet me këtë sistem të padrejtë, të kalbur nga korrupsioni.
Dosjet do vazhdojnë të flenë me vite.
Drejtësia do vazhdojë të ndahet me para!
Rastët do vazhdojnë t‘i fitojnë „ të fortët“
Përgjegjësitë do vazhdojnë tëzhduken nëpër institucione.
Llogaridhënia do vazhdojë të mbetet standard i kërkuar në teori, do vazdojë të mbetet vetëm një premtim publik.
Policia, AKI ja do vazhdojnë të sabotohen, të topiten me rrezik final që të lodhen plotësisht e të dorëzohen!
Është evidente se nuk mund t’i ndërrojmë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët.
Nuk mund ta zëvendësojmë një sistem të tërë brenda natës.
As nuk mund të garantojmë që të rinjtë të funksionojnë si duhet!
Por mund të krijojmë një mekanizëm që ua pamundëson abuzimin me funksionin dhe shmangien nga përgjegjësia.
Propozimi im është krijimi i një Dore të Hekurt: strukture të posaçme kombëtare,me mandat të përkohshëm, me kapacitete të avancuara hetimore, analitike, inteligjente, dhe SHTERNGUESE e cila merret ekskluzivisht me integritetin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.
Një lloj policie e specializuar e drejtësisë, e ngjashme me modelin e Policisë Ushtarake,( larg të qenit polici politike)që heton korrupsionin, lidhjet kriminale, zvarritjen e qëllimshme të dosjeve, keqpërdorimin e detyrës pasurinë e pajustifikuar, që ;E DETYRON;me masa shtrënguese, ekzekutive, përmes një burokracie formale, Sistemin e Drejtësisë;ta shërojë vetë-vetën!

Korab Blakaj