BallinaLajmetKosovëE dhimbshme: Fëmijë, të rinj e pleq viktima të sulmit terrorist, publikohen...
E dhimbshme: Fëmijë, të rinj e pleq viktima të sulmit terrorist, publikohen fotografitë
Nga sulmi terrorist i djeshëm në dy xhamitë e Zelandës së Re mbetën të vdekur 49 të vdekur, mirëpo identiteti i tyre ende nuk është zbuluar zyrtarisht.
“Daily Mail” ka bërë publike disa fotografi të personave që u vranë mizorisht nga terroristi, Branton Tarrant, në Chrischurch të Zelandës së Re.
Në mesin e viktimave shihen edhe fëmijë që kishin shkuar për të falur namazin, transmeton lajmi.net.
Nga sulmi terrorist i djeshëm në dy xhamitë e Zelandës së Re mbetën të vdekur 49 të vdekur, mirëpo identiteti i tyre ende nuk është zbuluar zyrtarisht.
Më poshtë, ua sjellim disa fotografi:
Haji Daoud Nabi -71 vjeç, inxhinier – U transferua në Zelandën e Re nga Afganistani në vitin 1977 dhe krijoi një jetë të re si një nga ‘myslimanët e parë në Zelandën e Re’
Mucad Ibrahim – U pa për herë të fundit në xhaminë Deans Avenue me babain e tij dhe vëllain AbdiLilik Abdul HamidNaeem Rashid nga Abbottabad i PakistanitFarhej Ahsan – IndiaGruaja u fotografua duke mbajtur fotot e burrit të saj të zhdukur në telefonin e saj celular. Ai nuk është parë që nga sulmiShoqata Pakistani në Zelandën e Re (PANZ) konfirmoi se 34 vjeçari Syed Jahadad Ali po ashtu mungonte pas sulmitSyed Jahandad AliNxënësi i shkollës së mesme Cashmere Sayyad Milne, 14 vjeç, i cili ishte në namazin e së premtes kur filloi të shtënat, besohet të jetë i vdekurAbdul Qayyum – një mik i ngushtë i Ashraf Aliut, i cili është konfirmuar i vdekur, tha se gjithmonë do të kujtohet qeshja e tij e ‘qetë’Ashraf Ali – një imam i respektuar në xhaminë Masjid Al Noor që ishte fillimisht nga Fixhi, gjithashtu mendohet të jetë ndër të vdekuritOmar tha se babai i tij ishte një nga muslimanët e parë në Zelandën e Re, duke hapur xhaminë e Tuam Street në Christchurch