E konfirmuar nga Policia: Prishtinasi vret gruan, pastaj veten

Sot rreth orës 12:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Fitim Duraku” , në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në dy persona njëri (mashkull) i vrarë nga arma e zjarrit dhe një (femër) e plagosur, e cila po ashtu ka ndërruar jete pasi që nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit.

Vdekjen e viktimës H.C. mashkull 73 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vdekja e viktimës Z.C. (femër) 66 vjeç, është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Sipas kumtesës për media dërguar nga Zyra për Informim e Policisë, bazuar në hetimin preliminar të kryer nga hetuesit rajonal dhe krimteknika, është ngritur versioni se fillimisht është plagosur viktima Z.C, nga personi H.C dhe më pas ky i fundit dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri e cila edhe është gjetur në afërsi të tij.

Hetuesit rajonal për hetimin e krimit së bashku me hetuesit policor të stacionit Veri unë Prishtinë, në koordinim me prokurorinë përkatëse, me një intensitet të shtuar menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh hetimore dhe po bëjnë përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.