E sulmoi xhaminë, por besimtarët ia shlyejnë gjobat!

Në tetor të vitit 2016, Xhamia Al Salam në Fort Smith, Arkansas (SHBA) u vandalizua nga Abraham Davis. Pjesa e përparme e xhamisë ishte e mbuluar me fjalët “Shkoni në shtëpi” dhe nga svastikat. Megjithatë, pas një viti, Abrahami gjeti ndihmë nga vetë njerëzit që ai lëndoi.

“Kjo nuk duhet ti bëhet barrë atij,” tha kreu i xhamisë, Louay Nassri. “Ne e dinim se ky person bëri një gjë të keqe dhe duhet të ketë pasoja për veprimet e tij, por nuk kemi pasur asnjë ndjenjë të urrejtjes”.

Davis u dënua me shërbim ndaj komunitetit, së bashku me gjoba në të holla, diçka që ai nuk ishte në gjendje të kryente. Këtu edhi në ndihmë xhamia.

“Dëgjuam se ai kishte probleme financiare,” tha Nassri.

“Tani, nëse nuk paguhet gjoba, ai mund të kaloj gjashtë vjet burg. E pra, nuk duam që ai të shkojë në burg për gjashtë vjet”.

“Menduam se kjo ishte gjëja e duhur për të bërë. Ne menduam nëse dikush bën diçka të keqe dhe kërkon falje, duhet ta falim. Kjo është një gjë e natyrshme. Nuk kishim idenë se kjo falje do të ishte një histori ndërkombëtare “.

Nassri thotë se “Al Salam” do të thotë “paqe” dhe ai vazhdon ta mbështesë atë domethënie.

“Nëse ai do ta kishte ditur se kush jemi, ai nuk do ta bënte këtë”, tha Nassri. “Nëse ne do t’i kishim njohur problemet e tij, do të ishim përpjekur ta ndihmonim para se ta kryente krimin. Komunikimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Edukimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm.” /MESAZHI/