E Vërteta e Hidhur – Fragment

Shejkh Muhammed El-Gazali (Allahu e mëshiroftë)

“Refuzojmë tërësisht me tërë refuzimin e mundur, që të na thuhet:
Bëjeni Islamin të kufizuar në namaz brenda xhamisë;
Ose në anëtarët e familjes brenda shtëpisë!
Ateizmi kur veçohet me pushtetin, jashtë shtëpisë dhe jashtë xhamisë, nuk qëndron shumë gjatë, derisa të shkatërrojë shtëpinë dhe xhaminë së bashku.
Nuk gjykojmë për paralizim të gjysmës së fesë tonë dhe me vdekje të gjysmës tjetër.
Në botën islame, tani ka zëra, që thonë: Kufizojeni fenë në sjelljet individuale;
Dhe, lëreni shoqërinë të lëvizë si të dojë!
Ne e dimë se, kush i fryn këto zëra dhe i mbron ata, të cilët i thonë!
E dimë qëllimin, që fshihet pas tyre;
Ai është eliminimi absolut ndaj Islamit, si individ dhe si shoqëri, dhe ndaj Akides (Besimit) dhe Sheriatit së bashku!”
_______________________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri: E Vërteta e Hidhur
Hoxhë Lavdrim Hamja