Eci 3 vjet në këmbë nga Afrika e Jugut deri në Mekë për të kryer haxhin

Haxhiu i ardhshëm Saheed ka ecur 3 vite në këmbë nga qyteti Cape Town i Afrikës së Jugut për të mbërritur në Mekë të Arabisë Saudite për të kryer haxhin, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke treguar emrin e tij Saheed në një video të postuar në llogarinë “Africa Facts Zone” në Twitter, ky haxhi tha se ka ecur për tre vjet për të arritur në Mekë.

Ai tha se më 30 gusht 2018, u nis për një udhëtim nga vendlindja e tij Cape Town, më pas eci nëpër Zimbabve, Zambia, Tanzani, Kenia, Sudan dhe Egjipt dhe mbërriti në Palestinë.

Siç tregon, ai qëndroi në xhaminë Al-Aksa për më shumë se një vit për shkak të mbylljes së kufijve gjatë shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

Pas rihapjes së kufijve, ai mbërriti në Medine nëpërmjet Jordanisë dhe më pas në Mekë.

Saheed deklaroi se ka në plan të kthehet në vendlindjen e tij në këmbë pas kryerjes së haxhit.

Deklarata e tij për këtë udhëtim të pazakontë tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Ai ka përshkuar 13 mijë kilometra në këmbë për të arritur në Mekë.

Haxhi, në vendin më të shenjtë të Islamit, Qabe, në qytetin e Mekës, është një nga pesë shtyllat e Islamit. Nga muslimanët kërkohet që ta kryejnë të paktën një herë në jetën e tyre nëse kanë mundësi për ta bërë këtë.