Edhe gjatë ditëve të ardhshme do të kemi reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditëve ardhshme do të mbaj mot me diell por edhe me vranësira të kohëpaskohshme.

“Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 12-14 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s. /Telegrafi/