Edhe mëkatarët le të shpresojnë në mëshirën e Zotit

Prof. Ekrem Maqedonci

Edhe mëkatarët le të shpresojnë në mëshirën e Zotit, vetëm ta trokasin derën e pendimit, të përuljes e kërkimfaljes, ngase njeriu nuk bënë të jetë edhe mëkatar edhe kryelartë.

Ja se çka thotë Zoti në një hadith kudsij:
“O biri i Ademit! Sa herë që më lutesh dhe shpreson në faljen Time, Unë t’i fali mëkatet përnjëherë. O biri i Ademit! Sikur mëkatet tua të arrijnë kupën e qiellit, më pastaj ti kërkon faljen Time, Unë t’i fali ato përnjëherë. O biri i Ademit! Nëse paraqitesh para Meje me mëkate sa gjerësia e tokës, dhe takohesh me Mua duke qenë me besim të pastër (duke mos më shoqëruar askënd në njëshmërinë Time), atëherë edhe Unë do të paraqitem para teje me falje sa gjerësia e tokës”.

Nga: Prof. Ekrem Maqedonci