Loriana Kuka triumfoi në çerekfinale ndaj spanjolles, Laia Talarn.
Loriana Kuka ia ka siguruar medaljen e katërt Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.Kuka triumfoi në çerekfinale ndaj spanjolles, Laia Talarn, pasi kundërshtarja mori tri vërejtje.
Ndërkohë xhudistja Kuka në gjysmëfinale mposhti sllovenen, Patricia Brolih, në kategorinë -78 kg. Finalja e Lorianës zhvillohet nga ora 17:00.








