Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Edhe për sa kohë do të tolerohen barbaritë e këtij regjimi?

Edhe për sa kohë do të tolerohen barbaritë e këtij regjimi?

Izraeli pranon vrasjen e 70.000 palestinezëve dhe vazhdon sulmet e përgjakshme në Gaza

Në një kthesë dramatike që ka tronditur themelet e narrativës zyrtare të luftës, ushtria izraelite ka pranuar këtë të shtunë, se numri i viktimave në Rripin e Gazës i raportuar nga autoritetet shëndetësore është përgjithësisht i saktë, duke shënuar një ndryshim rrënjësor pas vitesh të tëra ku këto të dhëna sulmoheshin si propagandë.

Sipas informacioneve të fundit, bilanci i tmerrit ka arritur në rreth 70.000 palestinezë të vrarë, ku një bazë të dhënash ushtarake të klasifikuara zbulon se 83 për qind e tyre janë civilë, një shifër që demaskon pretendimet e mëparshme për mbrojtjen e popullsisë jo-luftëtare.

Ndërkohë që bilanci rëndohet çdo orë që kalon. Vetëm që nga mëngjesi i sotëm sulmet e IDF-së ka vrarë 26 persona të tjerë dhe ka plagosur 30 të tjerë në Gaza Siti, Khan Yunis dhe Rafah, duke përfshirë sulme në zona të cilësuara si humanitare.

Kjo barbari e dokumentuar tashmë edhe nga vetë regjimi sionist, po ndodh nën sytë e një bote që vazhdon të tolerojë makinerinë e vdekjes, ndërsa Pentagoni miraton shitjen e radhës së armëve prej 6 miliardë dollarësh për Izraelin, duke injoruar thirrjet e Kongresit dhe akuzat ndërkombëtare për gjenocid.

Edhe pse pika kufitare e Rafahut pritet të hapet nesër për herë të parë pas dy vitesh, ajo do të lejojë vetëm lëvizjen e këmbësorëve, duke lënë miliona njerëz nën kthetrat e urisë dhe mungesës së medikamenteve bazë.

Me 509 të vrarë vetëm që nga armëpushimi formal i tetorit 2025, situata mbetet një dëshmi e dështimit të llogaridhënies ndërkombëtare përpara një shkatërrimi njerëzor që nuk njeh kufij./tesheshi.