Edi Rama drejt mandatit të ri, vijnë urimet nga liderët botërorë

Partia Socialiste e Edi Ramës, sipas rezultateve të deritanishme të zgjedhjeve të 11 majit del të jetë partia fituese, ku pritet të ketë 82 mandate.

Menjëherë pas këtyre rezultateve kanë nisur urimet e liderëve botërorë për Edi Ramën.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.

“I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, ka shkruar ajo.