Edukata në Debat

Foto ilustrim, mexhliset e diturisë në kohët osmane

1. Shkurtim i tejkaluar (e vështirë të dihet saktësisht pretendimi në debat ngase ka mangësi fjalësh)
2. Rënditja e fjalëve (tejkalim fjalësh, gjë që e bën të vështirë për dëgjuesin të kuptojë premiset, pikat e shtruara dhe provat)
3. Përdorim i fjalëve të panjohura
4. Paqartësia në shprehje
5. Ndërprerja e folësit pa e kuptuar mirë atë
6. Sulmet fyese të drejtpërdreja, të cilat nuk kanë të bëjnë me pikat e debatit
7. E qeshura, ngritja e zërit dhe veprime të ngjashme.
8. Debatimi me njerëz që posedojnë rrespekt dhe dinjitet. (Ngase disa nga ata mund të mos jenë të prehtë në debat, megjithëse mund të posedojnë dituri, dhe mund të kenë rrespekt të madh në popull. Ulja e reputacionit të tyre nga pamundësia e një debatimi cilësorë, mund të rezultojë në mosndjekjen dinjitoze të pasuesëve të tyre. Gjithashtu, është e rëndësishme të kuptohet dhe fenomeni, se njerëz të tillë mund të argumentojnë pa cilësinë e duhur në debat, por vlerësohen më shumë, për shkak se ata shikohen me nderim, posedojnë karizmë të madhe, statusi i tyre është i lartë, dhe mund të ndikojnë tek dëgjuesi në mospërqendrim tek pikat e debatit.
9. Debatuesi, të mos e trajtojë kundërshtarin si të urryer.

Shkëputur nga “Risaleul edeb fi ilmil bahth vel munadharah” të dijtarit osman, Ahmed Mustafa Tasköprüzade. Shpjegimi në kllapa nuk është pjesë e tekstit origjinal.

Nga: Hoxhë Didmar Faja