Egjipt, autobusi bie në kanal, të paktën 21 të vdekur – VIDEO

Të paktën 21 persona humbën jetën kur një autobus ra në një kanal në Egjiptin verior, tha Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Tre fëmijë janë në mesin e viktimave, tha një zyrtar i Ministrisë egjiptiane të Shëndetësisë, Sherif McKean.

Ministria deklaroi se aksidenti ndodhi në zonën e Dakahlia, rreth 100 kilometra në verilindje të Kajros.

Kreu lokal i hetimit policor tha se është e mundur që shoferi të ketë humbur kontrollin e timonit, raporton AP.

Reuters më parë raportoi se në autobus ishin 35 persona.

Pasagjerët e plagosur u dërguan në një spital lokal. /euronews