Egjipti derdhë 15 miliardë euro në arkën e Izraelit me një marrëveshje…

Izraeli nënshkroi një kontratë të konsideruar “historike” për furnizimin e Egjiptit me gaz natyror , njoftoi sot kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë.

“Kjo kontratë do të sjellë miliarda në arkën e shtetit”, pohoi Netanyahu pa dhënë detaje.

Sipas një deklarate të grupit izraelit energjetik “Delek”,  vlera e kontratës mund të arrijë deri në 15 miliardë dollarë (rreth 12 miliardë euro).

Izraeli në njërën anë, dhe Egjipti në anën tjetër, janë blokuesit më të mëdhenj të enklavës së izoluar Gaza, ku cdo ditë vdesin njerëz si pasojë e kushteve të tmerrshme të jetesës.

Ka pasur disa raporte se fëmijët e lindur parakohe në Gaza kanë gjetur vdekje të menjëhershme, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike, dhe mosfunksionimit të inkubatorëve.

Megjithatë, aleanca mes Egjiptit dhe Izraelit vetëm sa merr hov nën regjimin e Abdelfatah al Sisi, i cili orkestroi trazirat për ta larguar presidentin e zgjedhur me vota, Muhamed Mursi. /MESAZHI/