Lexuesi i njohur i Kur’anit nga Kosova, Egzon Ibrahimi, ka qenë i ftuar të mërkurën në Pallatin Presidencial në Ankara, ku ka lexuar pjesë nga Kur’ani i Shenjtë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ibrahimi përmes një njoftimi publik, duke theksuar se vizita është realizuar me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
“Me ftesë nga miku i madh i shqiptarëve, Shkëlqesia e Tij, Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial në Ankara për të lexuar fjalën e Zotit – Kur’anin”, ka shkruar Ibrahimi në reagimin e tij.
Sipas tij, kjo vizitë përbën një moment të veçantë në rrugëtimin e tij si lexues i Kur’anit dhe një nder i madh që fjala e Zotit të lexohet në një institucion të rëndësishëm shtetëror si Pallati Presidencial në Ankara.
Egzon Ibrahimi është i njohur për zërin e tij dhe interpretimin e veçantë të Kur’anit, duke marrë pjesë në shumë aktivitete fetare dhe kulturore brenda dhe jashtë Kosovës. Ftesa në Pallatin Presidencial në Ankara konsiderohet si një vlerësim i veçantë për kontributin e tij në promovimin e leximit të Kur’anit dhe traditës islame.
Vizita e tij vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërmjet Kosovo dhe Turkiyes vazhdojnë të karakterizohen nga bashkëpunim i ngushtë në fusha të ndryshme, përfshirë kulturën, fenë dhe arsimin. /mesazhi






