Deri në përfundimin e ditës së parë pas zgjedhjeve, të hënën në mesnatë, 6 Qendra Komunale të Numërimit kanë përmbyllur procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Klankosova.tv se numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesura është 70 dhe u takojnë komunave: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8) dhe Mitrovicë e Veriut (22).
Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 32 QKN-të tjera. Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.








