Emërime të reja, shpronësime të pronave, projektligje, 31 pikat e diskutimit në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se mbledhja nis nga ora 10:00.

31 pika janë gjithsejt në rendin e ditës.

Shpronësime të pronave publike, emërime të bordeve të reja, marrëveshje ndërkombëtare dhe shqyrtime të projektligje në fusha të ndryshme do të jenë pjesë e diskutimit në mbledhjen e sotme të Qeverisë./