Emiratet e Bashkuara: Kërcënimi për aneksimin e Bregut Perëndimor është i papranueshëm

United Arab Emirates’ Minister for Foreign Affairs Lana Nusseibeh addresses the United Nations General Assembly in New York [Charly Triballeau/AFP]

Ministrja e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lana Nusseibeh, në fjalën e saj para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cilësoi si “të papranueshme” kërcënimet izraelite për të aneksuar Bregun Perëndimor.

“Aspak nuk mund të justifikohet goditja e dhjetëra mijëra civilëve, rrethimi, uria dhe zhvendosja e tyre me forcë,” tha ajo. “Po ashtu nuk mund të justifikohen ambiciet ekspansioniste, përfshirë kërcënimin për aneksim të Bregut Perëndimor.”

Nusseibeh përshëndeti valën e fundit të njohjeve të shtetit palestinez dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve izraelite dhe të të burgosurve palestinezë, si edhe shpërndarjen urgjente të ndihmave humanitare. /mesazhi