Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Emiratet ndajnë 5 milionë dollarë për të mbështetur UNRWA në Gaza mes...

Emiratet ndajnë 5 milionë dollarë për të mbështetur UNRWA në Gaza mes sulmeve izraelite

Mohammed bin Zayed Al Nahyan

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar ndarjen e 5 milionë dollarëve për të mbështetur përpjekjet humanitare të OKB-së në Gaza, e cila ka parë një shkatërrim të gjerë si rezultat i sulmeve izraelite.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme tha se nën direktivat e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, Ministri i Jashtëm Sheikh Abdullah bin Zayed njoftoi ndarjen e 5 milionë dollarëve për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Të premten, ministri i jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe u takua me shefen e UNRWA, Sigrid Kaag, dhe shqyrtoi “krizën humanitare të përkeqësuar në Gaza si rezultat i luftës dhe mënyrat për të adresuar pasojat e saj”, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve WAM.

Donatorët kryesorë të UNRWA-s më herët pezulluan fondet pas akuzave izraelite se rreth 12 nga dhjetëra mijëra punonjësit e saj palestinezë ishin të dyshuar për përfshirje në sulmet e 7 tetorit në Izrael nga Hamasi.