Emri “Aziz” i klientit musliman në Starbucks u bë “ISIS”

Një porosi e bërë në zinxhirin e njohur amerikan të kafeve Starbucks shkaktoi debate të shumta, pasi emri i një muslimani “Aziz” u shkruajt si “ISIS”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një musliman me emrin Abdulaziz Niquel Johnson, emrin e tij, punonjësit në Starbucks-in në Philadelphia e paraqiti si “Aziz”, ndërsa reagoi pasi emri i tij ishte shkruajtur mbi gotën e kafesë me shkurtesën e organizatës terroriste DEASH në anglisht “ISIS”.

Ai theksoi se përderisa porosiste kafen ka qenë me veshje tradicionale fetare, prandaj emri i tij është ndryshuar me “ISIS”. Sipas tij, kjo buron nga mendimet “kundër Islamit”, duke treguar se është ankuar nga kompania Starbucks.

“U trondita dhe u zemërova. Ndjeva se ishte një diskriminim”, tha 40 vjeçari Abdulaziz Niquel Johnson.

Ndërkohë në deklaratën e bërë nga Starbucks ishte mbrojtur se si rezultat i hetimit është zbuluar se emri i Johnson është shkruar gabimisht si “ISIS” dhe se incidenti nuk buron nga ndonjë diskriminim ose paragjykim.

Një video e filmuar me telefon celular vitin e kaluar në një Starbucks ku dy klientë afro-amerikanë nxirren nga lokali duke e thirrur policinë kishte shkaktuar reagime në mbarë vendin. Zinxhiri i kafeve me qendër në Seattle, mijëra dyqane të saj në SHBA ishte detyruar t’i mbyllë përkohësisht për t’i trajnuar punonjësit e saj në lidhje me “paragjykimet raciste”.