Asambleja e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane (EPP), ka nisur hapat për përjashtimin e partisë serbe SNS të Aleksander Vuçiqit.
Nisma është marrë pas glorifikimit të kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq që i është bërë nga Begoradi.
Në njoftimin e EPP-së është thënë se skenat e glorifikimit të Malladiqit në Beograd ishin shqetësuese
EPP inicion përjashtimin e SNS-it të Vuçiqit
“Në vend që të përballemi me këtë trashëgimi të errët, dëshmuam nderime publike dhe shtetërore në funeralin e tij, pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë dhe një shprehje të hapur mbështetjeje në hapësirat publike. Veprime të tilla janë thellësisht shqetësuese dhe qëndrojnë në kundërshtim të thellë me vlerat e pajtimit, respektit për viktimat dhe llogaridhënies, të cilat qëndrojnë në themel të projektit evropian. Asambleja Politike shprehu të njëjtin mosbesim dhe dënim të shprehur nga udhëheqja e EPP-së dhe komuniteti ndërkombëtar. Në kuadër të procesit të vazhdueshëm të shqyrtimit të SNS-së, këto ngjarje të fundit nuk mund të injorohen”, thuhet në postimin e EPP-së në X.
Glorifikimi që Serbia i ka bërë Malladiqit është kritikuar edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së.
Komisarja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos, kishte anuluar vizitën në Serbi, ndërsa si arsye ka përmendur glorifikimin kriminelit, Ratko Mlladiq, në Serbi pas vdekjes së tij.
Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e cila këtë javë do të ketë vizitë Kosovë, Shqipëri e Mal të Zi, nuk ka paraparë vizitë në Serbi.
Mlladiq ishte dënuar për krime lufte e gjenocid në Srebrenicë.








