Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Epstein”: tenton vetëvrasjen i befasuari nga vajzat e Tiranës

“Epstein”: tenton vetëvrasjen i befasuari nga vajzat e Tiranës

Ish-kryeministri norvegjez mendon naivisht se vdekja do e shpëtojë nga turpi e llogaria

Ish-kryeministri norvegjez dhe ish-kryetari i Komitetit Norvegjez të Nobelit, Thorbjorn Jagland, është në spital pasi ka tentuar vetëvrasje.

Incidenti vjen ndërsa policia norvegjeze po e heton atë nën dyshimin për “korrupsion serioz” që lidhet me lidhjet e tij të kaluara me financierin e dënuar amerikan Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje në burg në vitin 2019.

Paralelisht, Instituti Norvegjez i Nobelit i ka kërkuar nga Jagland një shpjegim zyrtar në lidhje me çdo përfitim financiar që ai dyshohet se ka marrë nga Epstein gjatë kohës së tij në Komitetin e Nobelit. Drejtori i institutit, Kristian Berg Harpviken, ka deklaruar publikisht se çdo transaksion i rëndësishëm financiar gjatë periudhës në fjalë do të përbënte një shkelje të kodit të etikës.

Sipas gazetës norvegjeze Verdens Gang, duke cituar dokumente të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Jagland dyshohet se i kërkoi Epstein të garantonte blerjen e një apartamenti, pa u bërë i ditur rezultati i kërkesës.

Të njëjtat dokumente thonë se Jagland u prit në rezidencën e Epstein në Nju Jork në vitin 2018, si dhe në apartamentin e tij në Paris në vitet 2015 dhe 2018. Përveç kësaj, ish-kryeministri dhe familja e tij dyshohet se planifikuan një udhëtim në ishullin privat të Epstein në vitin 2014, i cili në fund nuk u zhvillua.

Ministria e Jashtme Norvegjeze njoftoi se do t’i kërkojë Këshillit të Evropës të heqë imunitetin e Jagland si ish-sekretar i përgjithshëm i organizatës.

Politikani 75-vjeçar shërbeu si Kryeministër i Norvegjisë nga viti 1996 deri në vitin 1997, kryetar i Komitetit të Çmimit Nobel për Paqen nga viti 2009 deri në vitin 2015 dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në vitin 2019.

Por nuk është vetëm ky i përlyer me amerikano-hebreun famëkeq. Një sërë politikanësh të lartë botërore e po ashtu figurash të tjera me peshë globale përflitet të jenë përfshirë në aferat e ndyra të Epstenit, duke u bërë për turp të botës. Pikërisht ky turp e ka ccuar së fundi në tentativë vetëvrasje një prej tyre.

Por nuk kanë shpëtim; edhe aty ku mendojnë se shpëtojnë, tej vdekje, i pret Ai prej të Cilit nuk ikin dot dhe te i Cili llogaria është tejet e rëndë. /tesheshi