Si po diskretitohet elita botëorore nga publikimi i anës së errët mashkullore të njerëzve më famë e pushtet
Mijëra fakte të reja nga dosja e stërmadhe “Epstein” po trondisin botën këto orë. Emra nga elita botërore po dalin aty, të dyshuar si të implikuar në aferat seksuale të një njeriu që kishte miq presidentë, biznesmenë e figura të larta botërore, ku mendohej se filli që i bashkonte ishte ai seksual, lapërdharia tipike e burrave, sidomos e atyre që jetojnë një standart të lartë jetes dhe kanë një profil të adminrueshëm publik.
Port ë dhënat e reja kësaj dosjeje, të cilat prekin çdo cep të globit, nëpërmjet protagonistëve të atyshëm, kanë mbërritur së fundi dhe në Ballkan. Madje dhe në Shqipëri.
Kështu, një email i datës 25 maj 2012 tregon se Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë periudhë, i ka dërguar një mesazh Jeffrey Epstein, një ditë pas një vizite zyrtare në Shqipëri.
Email-i është dërguar më 25 maj 2012, ndërsa vizita zyrtare e Jagland në Shqipëri është zhvilluar më 24 maj 2012, sipas axhendave dhe burimeve publike.
Sipas arkivave zyrtare, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Jagland ka zhvilluar takime institucionale me Edmond Haxhinaston, ministër i Jashtëm i kohës; Sali Berishën, kryeministër; Bamir Topin, president i Republikës. Vizita ishte pjesë e angazhimeve të Këshillit të Europës në Shqipëri.
Aty, ky zyrtar europian i shpreh Epstein-it konsideratat e tij mbi vajzat shqiptare.
Në komunikimin elektronik, Jagland shkruan shkurt: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”.
Pra, vetëm kaq. Email-i i publikuar nuk përmban detaje mbi takime private apo aktivitete jashtë axhendës zyrtare të vizitës në Tiranë. Komenti i bërë në këtë komunikim privat nuk shoqërohet me shpjegime apo kontekst shtesë dhe, deri më tani, nuk ka prova publike që të tregojnë për ndonjë vijimësi konkrete përtej këtij mesazhi.
Megjithatë, fakti që ky komunikim është zhvilluar me Jeffrey Epstein, ngre pikëpyetje mbi natyrën e marrëdhënieve dhe kontakteve private me figura të larta institucionale, çështje që mbeten ende të paqarta dhe të hapura për sqarim.
Nga ana tjetër, Miroslav Lajçak, ish-dërguari eurpian për dialogun Kosovë-Serbi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i këshilltarit të kryeministrit të Sllovakisë mu për këtë arsye, pasi edhe emri i tij del në këtë dosje famëkeqe.
Siç dihet, Jeffrey Epstein u vetëvra në burg pak vite më parë, por edhe mund të jetë ekzekutuar, si njeriu që mbante shumë sekrete të errëta për anën e errët të qenies mashkullore, sidomos kur posedon famë e pushtet. /tesheshi



