Erden Atiq betohet si kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut

Erden Atiq është betuar si kryetar i ri i komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në ceremoninë që po mbahet në objektin e kësaj komune, pjesëmarrës janë 13 asamblistë, përcjell teve1.info

Po ashtu, sot do zgjedhet edhe nënkryetarja, e cila do jetë nga komuniteti serb.