Erdogan deklaroi se e ka kapërcyer lehtë koronavirusin në sajë të vaksinave

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ndihej rehat duke i mbijetuar llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) me të cilin u infektua javën e kaluar.

Presidenti Erdogan u prononcua në interes të gazetarëve në Stamboll.

“Këtë proces e kam kaluar shumë, shumë lehtë. Sigurisht që vaksina më ka ndihmuar. Unë i kam bërë 2 vaksina Sinovac dhe një Biontech. Gjatë këtij procesi nuk kisha simptoma të lodhjes dhe vazhdova punën në shtëpi duke u marrë me çështjet ndërkombëtare, kombëtare, dhe të tjera”, deklaroi Erdogan.

Ndërkaq në lidhje me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij kreu i shtetit turk tha se Emine Erdogan ende nuk e ka kaluar ende. Dhe tani është duke vazhduar me të gjitha masat paraprake. Besoj se do ta kalojë deri të hënën.” /trt