Erdoğan dhe kreu i NATO-s, Rutte bisedë telefonike për zhvillimet në Siri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, transmeton Anadolu.

Në një postim të Drejtorisë së Komunikimeve Presidenciale të Turqisë thuhet se gjatë bisedës Erdoğan-Rutte është diskutuar për zhvillimet e fundit në Siri.

Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan tha se Turqia ka theksuar përkushtimin për mbrojtjen e integritetit territorial dhe stabilitetit të Sirisë që nga dita e parë e luftës civile në Siri.

“Siria duhet të qeveriset nga populli sirian dhe se Turqia është e përkushtuar të bëjë më të mirën për të ndërtuar një Siri të pastër nga terrorizmi”, ka thënë Erdoğan.