Erdogan: Do të flasë të shtunën me Finlandën për anëtarësimin në NATO

Presidenti Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të flasë me Finlandën për kërkesën e saj për t’iu bashkuar NATO-s. Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters.

Erdoğan u tha gazetarëve se ai e ka diskutuar çështjen me ministrin danez Mark Rutte, ditën e sotme. Ai shtoi po ashtu se të shtunën do të flasë edhe me Britaninë e Madhe, por nuk specifikoi se me cilat figura të shtetit do të flasë si në Finlandë ashtu edhe në Britani.