Erdoğan: Nuk e lejojmë askënd që ta zgjasë dorën në asnjë pëllëmbë të atdheut tonë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë fjalimit të tij në Kongresin e zakonshëm të 6-të të partisë së tij AK në qytetin Agri tha se “nuk do të lejojmë askënd që ta zgjasë dorën në asnjë pëllëmbë të atdheut tonë”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne nuk të lejojmë askënd që ta zgjasë dorën në asnjë pëllëmbë të atdheut tonë me 81 provinca dhe 780 mijë kilometra katrorë. Kushdo që inicon të hyjë në këtë rrugë, në Tendurek bëhemi F-16, në Xhudi bëhemi F-16, në Gabar (male në Turqi) bëhemi F-16, në rajonin Bestler Dereler bëhemi F-16 dhe zbresim mbi ta”, tha Erdoğan.

“Po e bëjnë së bashku me FETO-n”

“Tani ata po përpiqen që neve të na ndëshkojnë, gjykojnë dhe të diskreditojnë sepse ne nuk u përkulëm ndaj skenarëve lidhur me shtetin tonë dhe vëllezërit tanë. Amerika. Skenari dihet, loja dihet. Këtë e bëjnë nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tyre në shtetin tonë, po e bëjnë së bashku me FETO-n”, tha presidenti Erdoğan.

Ai në vazhdim shtoi: “Ju nuk mund të na fusni në lojë, ta dini këtë. Për këtë e nxitën PKK-në, FETO-n. Për këtë e futën në terren, DEASH-in për këtë arsye e lëshuan mbi ne, madje edhe personin, i cili tani ndodhet në krye të opozitës kryesore. Me një emër tjetër të tradhtisë kryesore, po e përdorin me qëllim të njëjtë”.